Sot është varrosu Avdullah Gucati, babai i kreut të OVL e UÇk-së, Hysni Gucatit.
Në ceremoni të varrimit kanë marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili poashtu ka publikuar fotografi gjatë ceremonisë së varrimit.
“Lajmi për vdekjen e bacës Avdullah Gucati ( babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne. Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmëve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush. Kujtimet për bacën Avdullah, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!”, ka shkruar Mehaj, përcjell arbresh.info.

Ndryshe, nuk është bërë e ditur se a është lejuar ardhja në Kosovë të Hysni Gucati për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij . /arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës