Një 21-vjeçar është therur sonte me thikë në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohê!”, tha Veseli./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes