Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kreu homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te varri i babait të tij, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. I shoqëruar nga eskorta e sigurisë, Thaçi më pas u nis drejt shtëpisë së tij.
Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe mesazhin që shkruhet mbi kurorën e luleve, që Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.
“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh.

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...