Sekretati i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, tha se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.
Stoletberg tha se është duke u bërë më shumë patrullime në veri, shkruan Arbresh.info.
“Në përgjigje të tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka dislokuar qindra forca rezervë shtesë në operacionin tonë të KFOR-it në javët e fundit. Dhe ne jemi duke bërë më shumë patrulla në veri të Kosovës. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme.”, tha Stoltenberg.
Tutje, ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për riangazhim në dialog.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.Kjo është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Kosovë.”, tha ai./Arbresh.info/
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...