Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, thotë se kanë bërë mbi 10 mijë inspektime në kompani të ndryshme, raporton T7.
23 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit që e lamë pas.
Por ani se janë humbur jetë njerëzish gjobat për kompanitë përgjegjëse ishin minimale.
Janë kompanitë private, ato ku punëtorët pësojnë më shumë.
Se ka telashe në sektorin privat e pohon edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, veçse ankohet për numrin e vogël të inspektorëve të punës.
Kreu i kësaj ministrie po ashtu ka thënë se janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën ligjore e cila do të garantoj të drejtat e punëtorëve në vendin e punës.
Sipas Ministrit Reçica vetëm vitin e kaluar inspektorët e punës kanë bërë mbi 10 mijë inspektime në kompani të ndryshme dhe se sipas tij rezultatet tani janë evidente.
Recica po ashtu pret që inspektoratit të punës t’i shtohen mbi 20 inspektorë./express
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...