Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, mbajtur në Stamboll.
Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj deklaroi se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon.
Ajo falënderoi Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference.
“Per ne paqja është e panegociueshme, e domosdoshme dhe e paalternativë, është kushti paraprak për të ndërtuar një shtet demokratik dhe shoqëri multietnike, një vend ku barazia e të gjithëve është e garantuar me ligj” deklaroi ndër të tjerash ministrja Reshitaj.
Reshitaj theksoi rendësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin.
Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”.
Vlen të përmendet që gjatë prezantimeve në këtë konferencë u ri-konfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë