Pas hedhjes për herë të dytë të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit ku pritet të ratifikohet marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton arbresh.info.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi nga Brukseli.
Është komisioneri për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit Johannes Hahn i cili ka dënuar fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Ai ka thënë se një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci.
“Fuqishëm dënoj përdorimin e gazit lotsjellës. Sjellja e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm kështu mund të përfitojnë në liberalizimin e vizave që është në horizont”, ka thënë Hahn.
Kujtojmë se për herë të dytë është ndërprerë votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje./Arbresh.info/
https://twitter.com/JHahnEU/status/976437777729548288?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.arbresh.info%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D927209%26action%3Dedit
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë