Prokuroria e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen më 29 nëntor të Liridona Ademajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”.
Ulaj poashtu bëri të ditur se nesër do të zhvillohet seanca dëgjimore e cila është caktuar, ku Murseli dhe dy të tjerët do të dalin para gjykatës. Arbresh.info.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK