Pacolli aktivizon fondacionin e tij për tu dal në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet

23:10 | 20 Janar 2023

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga vërshimet që kanë kapluar disa nga zonat e territorit të Kosovës.

Madje Pacolli ka aktivizuar fondacionin e tij “Begjet Pacolli” dhe ka kërkuar nga bizneset që të ndihmojnë sado pak, ata që kanë mundësi.

“Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaqme bankare me nr: XK 1401000000912949 me emërtimin “Vërshimet e Janarit 23″”, ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjellë arbresh.info.

Lideri i AKR-së ka kërkuar që këtij gjesti human të i bashkëngjiten edhe njerëzit e vullnetit të mirë nga Kosova, Shqipëria e Diaspora.

Krejt në fund Pacolli njoftoi se një komision i posaçëm do ta menaxhoj me shumë kujdes procesin e ndihmave si dhe donatorët mund të mbesin anonim.

“Për informata dhe paralajmerime të donacioneve të juaja është aktivizu nr i Ëatsap dhe Viber +38344183582”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar ( jam mëse i bindur poashtu që edhe ju jeni të shqetësuar) për pasojat e vërshimeve që ndodhën në orët e fundit në Kosovë.

Por nga ana tjetër jemi të lehtësuar dhe falenderojmë Zotin e madherishem që dëmet u limituan vetëm në dame materiale dhe jo nē humbje jetësh.

Kur flasim për dëmet, ato janë të mëdha… vërshimet u morën shumë familjeve çdo gjë që patën.

Në këtë situatë, duhet të ndihmojmë!

U bëj ftesë

…të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit,

…atyre që kanë mundësi dhe

…njerëzve të vullnetit të mirë, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfar shume, të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaqme bankare me nr: XK 1401000000912949 me emërtimin “Vërshimet e Janarit 23″

Në këtë kontekst, bëj thirrje edhe njëherë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, miqt e mi nga sfera e biznesit nga Kosova, Shqiperia dhe Diaspora që të bëhemi bashk dhe tu dalim në ndihmë njerëzve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë.

Për informata dhe paralajmerime të donacioneve të juaja është aktivizu nr i Ëatsap dhe Viber
+38344183582

Nje komision i posaqem do te menaxhoj me shume kujdes dhe vemendje procesin e ndihmave tona!

Donacionet nuk do te mbesin anonume!

Shpërndaje në rrjete sociale