Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka përkujtuar 25 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit të vitit 1997, ngjarje për të cilën tha se nisi ndryshimin e historisë.
“Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.
“25 vjet më parë, ata nisën ndryshimin e historisë. Protesta e 1 tetorit të vitit 1997, ishte paralajmërim i hershëm për lirinë. Zëri protestues i studentëve ishte thirrje kundër diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi gjenocidal serb jo vetëm në fushën e arsimit. Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë”, shprehet Osmani.
Protesta e 1 tetorit të vitit 1997 është simbolika më e fuqishme në luftën tonë për liri, tha Osmani, derisa shtoi se ajo mbetet referencë përmbajtjesore për kauzën tonë kombëtare dhe ngjarja më e shndritshme në historinë tonë më të re./arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...