Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronave të cilat preken nga ndërtimi i rrugës regjionale Deçan-Kozhnjer, Zona Kadastrale Hulaj, komuna Deçan.
Po ashtu është miratuar shpronësimi i pronave të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e Qendrës së Komunitetit të shtëpisë së Kulturës për nevojat e qytetarëve të fshatit Restelicë në Dragash, raporton Arbresh.info.
Si dhe u miratua kërkesa për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Autostradës R6 Prishtinë-Hani u Elezit” sektori C3, Zona Kadastrale: Kovaqec, komuna Kaçanik./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...