Ministria e Shëndetësisë raporton për procesin e vaksinimit të mjekëve dhe stafit shëndetësor

16:27 | 4 Prill 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësorë kundër COVID-19, shkruan arbresh.info.

Sipas MSH’së, ditëve në vijim vaksinimi do të shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe më pastaj edhe tek moshat e shtyera.

Njoftimi i plotë:

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

#Bashkëiadalim

#Vaksinohu

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara