Komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, pasi është ulur në Zyrën e Presidentit të Kosovës, dy herë i ka drejtuar dorën Hashim Thaçit, por ky i fundit është mjaftuar duke qëndruar në karrigen e tij, raporton arbresh.info.
Asnjë fjalë nuk është thënë derisa mediet po merrnin pamje dhe fotografi nga ky takim.
“Do t’u bëj thirrje bashkëbiseduesve të mi në Kosovë që të zhbllokojnë bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale dhe të theksojnë nevojën për t’u kthyer në dialogun. Në interes të stabilitetit të të gjithë rajonit 2/2,” shkruan Hahn në Twitter.
Tensione në takimet e Hahn me krerët e shtetit të Kosovës, pati si rezultat i pavendosmërisë së Bashkimit Evropian për të vendosur rreth çështjes së vizave./arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin