Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se do të kërkojnë në Kuvend miratimin e një marrëveshjeje me Bankën Botërore për marrjen e një kredie që kapë vlerën 47 milionë euro për ndihma sociale.
Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook tha se ku është logjika që Ministria e Financave të kërkojë të marrë kredi, kur i ka të akumuluar në llogari bankare afro 1 miliard euro.
“Ministria e Financave i ka akumuluar në llogari bankare gati 1 miliard euro, e po kërkon të marrë kredi nga Banka Botërore për pagesa sociale. Ku është logjika?”, shkroi ai./arbresh.info/

Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...