Sot shënohet 18-vjetori i vrasjes së zyrtarit policor, Triumf Rizës. Në këtë përvjetor, do të bëhet bëhet vendosja e gurthemelit të memorialit kushtuar zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00, në lagjen “Dardania” të Prishtinës, tek vendi ku ka rënë Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve.
Ndryshe, të akuzuar për vrasjen e Triumf Rizës janë Ilir Abdullahu, në bashkëkryerje me të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, dhe të pandehurit Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.
Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.
Për Triumf Rizën është duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit. Sekiraqa më 3 maj 2024 u dënua me 25 vjet burgim. I njëjti gjendet në arrati.
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...