Lufta dhe sakrifica e familjes dhe heroit kombëtar, komandantit legjendar, Adem Jashari, u bë që këta fëmijë të jetojnë në paqe dhe liri.
Janë pikërisht këta fëmijë, që sot 26 vjet pas luftës po dëgjojnë më vëmendje të plotë historinë dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, nga ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari, raporton Arbresh.info.
Ani pse të vegjël në moshë, ata e dinë shumë mirë kush është Besarta, e mbijetuara e masakrës së familjes Jashari, kur pyeten nga ciceroni.



Duke parë gjurmët e pashlyeshme në kullat e familjes Jashari, fëmijët të veshur si ushtarë, e me kapela të UÇK-së në kokë, ndërsa në duart e tyre të vogla kanë shtrënguar flamujt kombëtar e shtetërorë, ata po njoftohen me vendin ku një familje e tërë, luftuan deri në vdekje për të mbrojtur tokën e tyre nga pushtuesi serb.
Xhevat Imeri, ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në një intervistë për Arbresh.info tregon se brenda një dite mund t’i kenë deri në 4000 vizitorë.




“Zakonisht festat e bëjnë të vetën sidomos kur është koha e mirë, por për çdo ditë ka vizitorë. Unë kam pasur rast që kur kanë pyetur vizitorët e huaj për numrin e vizitorëve dhe kur u kam thënë që brenda një dite i kemi nga 2 mijë 3 mijë 4 mijë kanë mbetur të habitur”, tha Imeri.
Kullat e Jasharëve po vazhdojnë të presin vizitorë të shumtë, ku vetëm gjatë vitit 2024, ka pritur mbi gjysmë milioni njerëz.
“Këto dy vitet e fundit, prej pandemisë e këndej mund të them që është shtuar numri i vizitorëve. Ne e kemi thënë që është diku mbi gjysmë milioni por ka qenë një shifër jashtëzakonisht e madhe edhe më e madhe se kjo që themi sepse duke marr parasysh që këtu nuk ka ndonjë evidencë që e tregon saktë numrin e vizitorëve vetëm në bazë të statistikave, por me të vërtet ka qenë sezonë që jashtëzakonisht ka pasur njerëz”, tha Imeri.



Ky vend, simbol i rrallë i lavdisë, nuk i bashkon vetëm shqiptarët, por të gjithë botën, thotë Imeri, duke hedhur poshtë lajmet se ka mungesë të vizitorëve nga Shqipëria.
“Këtu ka pasur vizitorë shumë nga të gjitha trojet shqiptare. E themi gjithë si thënie se në fillim ky vend është mëndu se ky vend do ti bashkoj shqiptarët por në realitet bashkon edhe botën. Kemi pas zakonisht kritika sepse e kanë thënë nëpër televizione të ndryshme sepse nuk ka vizitorë nga Shqipëria. Është e kundërta. Ka vizitorë shumë sidomos këto dy vitet e fundit ka shumë vizita që vijnë nga Shqipëria, kurse nga Maqedonia është një numër jashtëzakonisht i madh që vijnë në çdo kohë. Ka vizitorë që vijnë pa ndërpre nga të gjitha anët e shqiptarisë”, thekson ai.
Në mesin e miliona vizitorëve, Imeri veçon vizitën e Sekretarit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, menjëherë pas përfundimit të luftës.


“Gjithherë e potencoi vizitën e Bernard Kuchnerit, sepse ai ka thënë një thënie të madhe ku thotë po të kishte çmim Nobel për liri ai do t’i takonte familjes së Adem Jasharit dhe pse mos t’i takonte, kur ai ka sakrifikuar dhe ka dhënë gjithçka nga vetja”, shprehet ciceroni.
26 vjet pas luftës dhe 17 vjet nga shpallja e Pavarësisë, komandanti legjendar, Adem Jashari dhe familja e tij, janë simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë, drejtësinë dhe paqen.


Familja Jashari do të mbahet mend gjithmonë për guximin e treguar dhe për vendosmërinë e tyre në betejën për lirinë e Kosovës.
Sakrifica e Adem Jasharit dhe e familjes së tij është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Historia e tyre është një simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe ne dhe brezat që do të vijnë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/









Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit