Policia e Kosovës ditë më parë ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i këmbësorëve për rrezikun në trafik, ka njoftuar PK-ja përmes një komunikate.
Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.
Kapiteni Qamil Behrami nga Policia e Kosovës, tha se deri më tani kanë vdekur 17 persona. Ai bëri me dije se Policia e Kosovës dhe Ministria, kanë bërë edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.
“Ka pasur aksidente me fatalitet, këmbësorët nuk janë të kujdesshëm”, tha ai sot në emisionin “Studio e Hapur”, në RTK3. Sipas tij shqiptimi i gjobave do të jetë i pashmangshëm për të gjithë ata që shkelin ligjin.
Përdorimi i rrugës duhet të përdoret në mënyrë sociale, që nënkupton se këmbësorët duhet respektuar vendkalimet për këmbësorë dhe vendet tjera të lejuara. Gjithashtu edhe shoferët duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë. Çdo shkelje e rregullave të trafikut mund të kuptohet edhe si humbje e jetës.
Kurse Fejzullah Mustafa, drejtor i këshillit të sigurisë në trafikun rrugor , tha se ministria ka përkrahur projektin që synon vetëdijesimi. “Për momentin aksidente kemi tek këmbësorët”, tha ai.
Sipas tij edhe për këtë verë janë duke e përgatitur një projekt për shkak se rritet numri i veturave.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...