Policia ka njoftuar se gjatë muajit nëntor, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur 153 aksidente trafiku.
Sipas njoftimit, një prej këtyre aksidenteve ka qenë me fatalitet, 60 me të lënduar dhe 92 me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu bëhet e ditur se numri i aksidenteve për muajin nëntor të këtij viti ka shënuar rënie prej -8.4 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar.
“Gjatë muajit nëntor-2024 në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat : Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 153 aksidente të komunikacionit rrugor , prej tyre: Me fatalitet, 1, me lëndime, 60, me dëme materiale, 92”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...