120 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve

15:33 | 20 Nëntor 2017

Nga viti 1999 deri në vitin 2016  janë raportuar 120 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve, nga të cilat vetëm në vitin 2016 janë raportuar 17 raste, raporton arbresh.info.

Këto statistika i ka bërë të ditur vetë kryeprokurori, Aleksandër Lumezi derisa ka  paraqitur edhe rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve sipas Policisë dhe Prokurorisë.

Sipas tij, në Prishtinë gjëta kësaj periudhe këto institucione janë marrë me  90 raste, në Gjilan me nëntë raste, në Mitrovicë me 16 raste, në Pejë me katër raste, në Ferizaj me një  rast.

“Sigurisht që kjo është shumë shqetësuese që numri është kaq i madh dhe si Kryeprokuror i Shtetit do të angazhohem në të ardhmen që këto raste të ndëshkohen dhe kryerësit e veprave të marrin dënimin e merituar,” është shprehur Lumezi, në një tryezë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton arbresh.info.  

Aty u prezantua raporti “Treguesit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

Vetëm gjatë këtij viti, sipas Lumezit Policia dhe Prokuroria janë marrë me 19 raste vetëm një kallëzim penal tjerat janë nën hetime policore.

Nëse saktësohet periudha, ai thotë se vetëm në muajt korrik-tetor 2017 janë marrë me 11 raste të gazetarëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara