Është duke vazhduar ende takimi mes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se si po rrjedhin negociatat mes dy vendeve.
Ky takim ka nisur tash e disa orë.
Paraprakisht pak minuta para orës 17:00 ka pas një pauzë të shkurtër.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell pas përfundimit të këtij takimi.
Vlen të përmendet se për këtë takim ka pasur shumë interes nga mediat.

Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...