Të dënuarit nëpër burgjet e Kosovës ankohen për trajtim jo të duhur dhe jo korrekt nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Këto ankesa më të shprehura kanë qenë në burgun e Dubravës, në burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc si dhe në Lipjan.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga KMDLNJ gjatë publikimit të Raportit për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe për qendrat korrektuese për vitin 2016.
Ndër të gjeturat e këtij raporti janë kontrabanda, korrupsioni, diskriminimi, ndikimi politik dhe nepotizmi nëpër burgje. Gjithashtu në bazë të këtij raporti kanë qenë 11 raste të tentim vrasjeve.
Ankesa sa i përket trajtimit jo të duhur ndaj të burgosurve ka pasur në burgun e Dubravës dhe në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Problematike mbeten edhe pozitat udhëheqëse nëpër Qendra Korrektuese me ushtrues detyre. Si e gjetur në këtë raport është edhe ndikimi politik në Qendrat Korrektuese.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...