Google ADS

100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Hoti: S’i morën parasysh propozimet e opozitës, tani 10% e familjeve dukshëm më të varfra

23:21 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi qeveria mori vendim për shtesat me nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Hoti ka deklaruar se Qeveria nuk i mori parasysh propozimet në vitin 2022 në kohën kur sipas tij inflacioni ishte në kulm, vetëm sepse erdhën nga opozita, përcjell Arbresh.info.

“Me kohë u kemi thënë, qysh në vitin 2022 kur inflacioni ishte në kulm, se: (1) duhet të indeksohen pensionet dhe asistenca sociale për t’i mbrojtur familjet nga rënia e fuqisë blerëse dhe thellimi i varfërisë; dhe (2) duhet të ulet TVSH-ja nga 18% në 8% për plot mallra shtesë që janë elementare për konsumin e familjes. Nuk i morën parasysh këto propozime, vetëm sepse erdhën nga opozita”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, sot 10 për qind e familjeve janë më të varfër se në vitin 2021.

“Si rezultat, sot 10% e familjeve janë dukshëm më të varfra se në vitin 2021. Po ashtu, për shkak të rënies së fuqisë blerëse të të ardhurave të familjeve, sot familjet i shpenzojnë rreth 60% të të ardhurave në ushqime, krahasuar me 38% në vitin 2021”, tha ish-kryeministri.

Hoti thotë se këto shteta që shpenzojnë mbi 50 milionë euro ndihma të mënjhërshme, nuk zgjedhin asnjë problem afatgjatë.

“Tani shpenzojnë mbi 50 milionë euro ndihma të njëhershme, që nuk zgjidhin asnjë problem afatgjatë. Problemi në afat të gjatë do ishte zbutur nëse do të indeksoheshin me kohë pensionet dhe asistenca sociale për normën e inflacionit”, tha në fund Hoti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme