Rron Tolaj nxënës i klasës 5-të në shkollën fillore Mitrush Kuteli në Prishtinë, është dekoruar me medaljen e artë për matematikë në Olimpiadën Internacionale STEAM, që është mbajtur në Holandë.
10- vjeçari nga Prishtina me talentin dhe aftësinë e tij në lëndën e matematikës, ka arritur të bëjë krenarë, familjen, shkollën si dhe sponsorët M-Technologie dhe Royal Security , të cilat e kanë përkrahur Rronin, raporton Arbresh.info.
Për suksesin e Rronit, ka shkruar edhe shkolla fillore “Mitrush Kuteli” në Prishtinë, e cila ndjehet krenare për nxënësin e saj.
“Krenar me nxënësin tonë Rron Tolaj, atomisti i cili kësaj radhe në Olimpiadën Internacionale STEAM Holandë, fitoi medalje te artë në matematikë duke na bërë krenar gjithë stafin e shkollës, qytetin e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës. Për pjesëmarrjen dhe sukseset e Rronit në këtë olimpiadë duhet falënderuar sponsorët M-Technologie dhe Royal Security dhe organizatorin qendrën e trajnimeve Infinit Training Center, ku pa ndihmën e të cilëve ky sukses do të ishte i pa realizueshëm”, thuhet në një posim të shkollës në Facebook./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot