Në ora 17:00 ishte paralajmëruar që të nis takimi i liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë.
Por, në këtë tryezë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes një njoftimi ka thënë se tryezat e tilla po mbahen shpesh dhe duhet të reduktohen.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! vendosi të mos marrë pjesë në “tryezën për dialogun politik” që është planifikuar të mbahet sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”.
Tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen. Tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si z.Hashim Thaçi. Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend.
Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tregojë vijat e kuqe Presidentit Thaçi dhe Serbisë./arbresh.info/
Protesta studentore në Serbi/ Vuçiq: Është e mundur të jap d...
Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e...
Shpresë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran, bien ndjeshëm ...
Haxhiu pas tubimit të VV-së në Prishtinë: Sot në tubim na mu...
Eurostat: Shqipëria e dyta në Evropë për ryshfet, Kosova me ...
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...