Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë një dedikim emocional pas tubimit të LVV në Prishtinë, duke kujtuar babanë e saj të ndjerë, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.
Përmes një postimi, Haxhiu tha se në tubimin e sotëm ndjeu mungesën e madhe të të atit, të cilin e përshkroi si mbështetësin e saj më të madh.
“Sot në tubim na mungoi babi, mbështetësi im më i madh. Ka njerëz që edhe kur largohen nga kjo jetë, mbesin pjesë e çdo rruge që ecim.
Krenaria dhe dashuria e tij për këtë rrugëtim jetojnë ende te ne. Sot, bashkë me mamin, vazhdojmë rrugën që ai e deshi aq shumë’, shkroi ajo./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur