Seanca e jashtëzakonshme, e kërkuar nga opozita, për shtrenjtimin e rrymës ka nisur.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se është e pazakontë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet vetëm një orë pasi e njëjta është thirrur.
“Sot 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është dorëzuar vetëm para një ore dhe kurrë s’ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës që seanca të caktohet aty për aty. Mirëpo, meqë kam shumë respekt për opozitën po e bëjmë përjashtimin”.
Konjufca madje ka ironizuar me deputetët e opozitës që shumë prej tyre akoma nuk janë në sallën e Kuvendit.
“Së paku do të ishte mirë ata që e kanë thirrë me ardhë. Po më doket opozita qaq e shpejtë u kon befasinë vetvetes ja ka bo”.
Mirëpo, askush nga Vetëvendosje, as deputetët, as ministrat, e as kryeministri Kurti nuk është prezent në sallë.

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...