Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për 10 të pandehurit [N.B., E.B., Q.S., G.K., N.T., M.S., A.H., L.H., M.A. dhe B.U.] për shkak se dyshohen për kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje.
Të pandehurit E.B. dhe G.K. dyshohen edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se janë kryer vepra penale dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe do të pengohej rrjedha e procedurës penale./arbresh.info/
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...