Edhe Ferizaj si një nga zonat me intensitetin më të lartë të reshjeve të borës, po përballet me vështirësi në zona të caktuara të territorit të tij.
Ndonëse, kujdesi nga autoritetet komunale është i vazhdueshëm në mirëmbajtjen e të gjitha akseve rrugore në qytet dhe lidhjes me fshatrat, ekipet mobile në terren kanë rritur kapacitetin e tyre veprues duke aktivizuar gjithë infrastrukturën teknike, makineritë e rënda dhe kapacitetet njerëzore që rrugët në qytet dhe fshatrat e Ferizajt të jenë të kalueshme.
Nga raportimet e terrenit, gjendja është stabile, të gjitha rrugët janë të kalueshme, përjashtimisht disa akseve rrugore ku janë hasur pengesa në pastrimin e tyre nga bora.
Kanalet e qarkullimit rrugor të Ferizajt janë hapur përgjatë gjithë zonës qendër dhe vijave kryesore rrugore që lidh qytetin me fshatrat. Komuna e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të shmangin akset rrugore në afërsi të zonave malore për të evituar fatkeqësitë e mundshme.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...