Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, duke e quajtur sulm në rendin kushtetues.
Ai ka thënë se në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marrë masa apo të shpallë masa që i ka përshkruar në vendim.
Limaj ka kërkuar nga qeveria urgjentisht ta shfuqizojë këtë vendim kushtetues.
Postimi i Limajt:
“Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm për kufizimin e lëvizjes ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur dhe përjashtuar të drejtat e qytetarëve.
Në fakt, ky është sulm në rendin kushtetues të Kosovës. Masat e tilla janë të parapara se si mund të merren, pra Neni 56 dhe 131 i Kushtetutës së Kosovës.
Në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim. Prandaj, k ërkoj nga qeveria që urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim antikushtetues dhe të kthej qeverisjen brenda kuadrit ligjor e kushtetues. Për çfarëdo masa që merr duhet të respektoj procedurat ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Limaj.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...