Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu vendimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë e quan të duhur dhe kërkon ta ketë mbështetjen edhe të prindërve, pasi për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.
“Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Ajo thotë se një Qeveri që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit, por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë.
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...