Një kompani në Londër të punësuarit e vet i urdhëron që marrin një ditë pushim mjekësor nëse një natë më herët kanë dal për të pirë.
Kjo me qëllim për t’u këndellur nga dehja dhe që përsëri të jenë të aftë për punë. “Punonjësit tanë nuk duhet të shpikin që ata kanë marrë një lloj ‘virusi të keq në 24 orë ‘ as nuk ndryshojnë zërat e tyre duke aktruar nëpërmjet telefonit. Mjafton t’i thonë shefit se çfarë ka ndodhur me të vërtetë “, thuhet nga kompania Diaz, e specializuar në shitjen e biletave të koncerteve nëpërmjet smartphonëve.
Të gjithëve nganjëherë u ndodh që të “ndahet në një natë me ushqim të bollshëm”, por punëtorëve të Diaz tani është e mjaftueshme që shefit të tyre t’u dërgojnë simbolet emotive “birra”, “i sëmurë” dhe “muzika” dhe atij i bëhet e qartë se çka ka ndodhur. Kompania dëshiron të inkurajojë punëtorët e saj që të kënaqen me skenën muzikore të Londrës, në mënyrë që të kryejnë më mirë punën e tyre.
Punëtorët e kësaj kompanie kanë të drejtë, që katër ditë në vit të marrin pushim mjekësor për shkak të kthjellimit pas një nate nëpër klube.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet