Është vëzhguar lindja e dy planetëve rreth një ylli shumë të ri, të quajtur Wispit 2, i cili ndodhet rreth 400 vite dritë larg.
Zbulimi është publikuar në The Astrophysical Journal Letters dhe i atribuohet një grupi studiuesish të udhëhequr nga Chloe Lawlor nga Universiteti i Galway në Irlandë. Ata përdorën teleskopin Very Large Telescope në Kili.
Sipas Lawlor, deri më sot Wispit 2 është “pamja më e mirë që kemi pasur ndonjëherë për të kaluarën tonë”. Ky sistem planetar në formim është i ngjashëm me mënyrën si dukej Sistemi ynë Diellor rreth 5 miliardë vite më parë, kur Dielli ishte ende i rrethuar nga një disk me gaz dhe pluhur dhe planetët sapo po formoheshin.
Një sistem shumë i rrallë
Pas sistemit PDS 70, i zbuluar në vitin 2018, Wispit 2 është vetëm sistemi i dytë planetar që është vëzhguar në këtë fazë kaq të hershme.
Por ndryshe nga PDS 70, ky sistem ka një strukturë më komplekse, me unaza dhe hapësira bosh të dukshme.
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët