Hulumtuesit amerikan të Institutit Gjeologjik kanë zbuluar një liqen në fund të kraterit të vullkanit më aktiv në Havai, që është një zbulim paksa i pazakontë.
Vullkani Kilauea e ngroh shumë ujin e liqenit në krater që më herët ishte llava, kurse temperaturat e ujit aty sillet rreth 70 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
Llava në krater është zhdukur gjatë vitit të kaluar, kur Kilauea për herë të parë ndaloi së shpërthyeri pas më shumë se 30 vite.
Në anën tjetër gjeologu Matt Patrick ka deklaruar se është vështirë të përcaktohet se sa thellë është, pasi që një sasi e madhe e gazit vazhdimisht shpërthen dhe del në sipërfaqe.
Megjithatë hulumtuesit besojnë se kjo zonë vazhdon të jetë e rrezikshme për shkak të gazit dhe rreziqeve tjera që mund të paraqiten. /Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...