SpaceX ka nisur me sukses të premten një grup prej 22 satelitësh Starlink për në hapësirë.
Raketa Falcon 9 u nis gjatë ditës së sotme nga Kalifornia, duke realizuar kështu misionin e 91-të orbital të kompanisë së pronarit Elon Musk.
Ndërkohë, sateliti përforcues i fazës së parë, i cili kreu fluturimin e 13-të, tashmë është kthyer në Tokë, raporton space.com.
Rreth një orë para nisjes, SpaceX ka njoftuar se “të gjitha sistemet po duken mirë” dhe se moti ishte 70 për qind i përshtatshëm për lansim.
Ky mision ka për synim të shtojë rreth dy duzina satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës, ku ata do të bashkohen me më shumë se 5000 satelitë të tjerë të Starlink.
Ndryshe, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën.
Kjo nisje vjen pak më shumë se 24 orë pasi SpaceX lëshoi 23 satelitë të tjerë Starlink nga Florida, SHBA. /Telegrafi/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe