Shkencëtarët paralajmëruan se shtresa e akullit në Grenlandë, mund të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit të detit më shumë se sa pritej për shkak të rritjes së algave.
Sipas lajmit të BBC, shkencëtarët britanik njoftuan se kushtet e buta klimatike, shkaktojnë rritjen e algave në Grenlandë, kështu që nxitet errësimi i sipërfaqes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen në atë se shtresa e errësuar e akullit, e absorbon më shumë rrezatimin se sa ngjyra e bardhë dhe se shkrihet më shpejtë.
Ata njoftuan se në rast se shkrihet tërësisht akulli në Grenlandë e cila ka një sipërfaqe 7 herë më të madhe se Britania e Madhe në Polin e Veriut do të shkaktojë rritjen e nivelit të detit në botë për 7 metra.
Theksohet se projekti i quajtur “Black and Bloom” vazhdon të studiojë llojet e ndryshme të algave dhe përhapjen e këtyre bimëve në Grenlandë. Me informacionet që do të mblidhen në të ardhmen do të llogaritet rritja në nivelin e ujërave.
Grenlanda, në rritjen e nivelit të ujit të detit në aspektin global kontribuon me 1 milimetër. Në 20 vitet e fundit humbi më shumë akull se sa që fitoi me reshjen e borës në stinën e dimrit.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...