Shkencëtarët nga Brazili thanë se në Antarktidë u shënuan temperatura rekord të cilat kanë tejkaluar 20.7 gradë celsius për herë të parë .
Temperaturat rekord, të matura në ishullin Seymour këtë javë dhe raportuar për herë të parë nga The Guardian, vijnë vetëm gjashtë ditë pasi në mënyrë të ngjashme një stacion hulumtues argjentinas në Esperanza regjistroi një temperaturë prej 18.3 gradë celsius, shkruan Daily Mail.
Ndërsa temperaturat nuk janë konfirmuar ende me Organizatën Botërore të Meteorologjisë, ato reflektojnë një prirje më të gjerë në të gjithë pjesën tjetër të rajonit, të cilat janë ngrohur me 3 gradë celsius gjatë 50 viteve të fundit, sipas kësaj organizate.
“Ne po shohim trendin e ngrohjes në shumë prej vendeve që ne po monitorojmë, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë,” tha për The Guardian Carlos Schaefer, një nga shkencëtarët që punon në bazë.
Shkencëtarët thonë se temperaturat ka të ngjarë të ndikohen nga fenomeni El Niño që ka sjellë fronte të ngrohta në rajon përveç ndryshimit të klimës.
Lajmet gjithashtu tërhoqën vëmendjen e aktivistit të klimës, Great Thunberg i cili bëri një status në Twitter në lidhje me temperaturën rekord të enjten./ts/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...