Një djalë nga Miçigani i cili tha se do të dorëzohej në polici vetë dhe do t’i blinte departamentit petulla të ëmbla nëse postimi i tyre arrin 1 mijë shpërndarje në Facebook, ka mbajtur premtimin.

Departamenti i Policisë së Redfordit tha se Michael Martin Zaydel u dorëzua tek autoritetet për shkak të disa urdhërarresteve në emër të tij, transmeton portali arbresh.info
“Ai erdh vetë, dhe jo vetëm solli petulla, por edhe një gjevrek”, shkruan departamenti i policisë në Facebook.
“Duam të shprehim mirënjohjen për mbështetjen e të gjithë atyre që e shpërndanë dhe na lanë komentet të mira”.
Zaydel e kishte sfiduar policinë para një jave, madje kishte thënë se do të pastronte shkollat publike të distrikti nëse ata e realizonin qëllimin.
Deri të hënën postimi kishte marrë më shumë se 4,400 shpërndarje dhe qindra komente./arbresh.info/

BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes