Flokët janë më të shkurtër, disa rrudha më shumë në fytyrë, por buzëqeshja dhe shikimi janë të njëjtë. Kanë kaluar 40 vjet që kur ajo i tha “Po” për martesë dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
Një çift amerikan ka festuar përvjetorin e martesës duke rikujtuar atë ditë të lodhshme të korrikut të 1975, ku kanë pozuar në të njëjtën mënyrë.
Fotot janë publikuar në Reddit, nga djali i çiftit, ku ata kanë edhe të njëjtën veshje madje, të qepur nga me dorë nga gruaja.
Por motoja dhe konteksti flasin për tjetër gjë. Siç shpjegon djali i tyre, në përgjigje të komenteve, fotot e sotshme janë shkrepur para shtëpisë ku prindërit jetojnë prej 30 vjetësh. Ndërsa ato të 1975 janë shkrepur para shtëpisë së gjyshërve.
Edhe motori në foto nuk është i njëjtë. Djali i tyre rrëfen se prindërit janë njohur në një lokal të quajtur “The Lower Level” dhe nuk janë ndarë më që prej atëherë./TCh


Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën