Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti gjatë një tubimi në Hajvali të Prishtinës ka përmendur edhe progresin në veri që ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij.
Ai përmendi mbylljen e bankës të Serbisë në veri, mbylljen e Postës së Serbisë si dhe mbylljen e komunave paralele ilegale, shkruan Arbresh.info.
Tutje Kurti theksoi se më në veri nuk ka mbetur ndonjë kriminel i madh, pasi sipas tij, ata ose janë në burg, ose kanë ikur në Serbi, ose janë vrarë në Banjskë.
“Kemi shkatërruar shumë grupe kriminale, kemi mbyllur edhe shumë rrugë ilegale. Kemi shkatërruar laborator të drogës e të kriptovalutave, është mbyllë Banka e Serbisë edhe posta e Serbisë. Çdo komunë e Kosovës e ka pas zyrën paralele ilegale të Serbisë, krejt ato janë mbyllë. Veç nëse ka mbet ndonjë kriminel i vocërr serb që po mshefet hala se për besë, në veri të Kosovës nuk ka më kriminel të mëdhenj. Kriminelët e mëdhenj ose janë në burg në Dyz të Llapit, ose kanë ikë në Serbi, ose janë vra në Banjskë, nuk ka më kriminelë të mëdhenj”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...