Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim në Hajvali të Prishtinës, në kuadër të fushatës zgjedhore.
E gjatë fjalimit të tij, Kurti premtoi edhe shtesa nga 100 euro për gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat.
“E meqenëse jemi të interesuar që sa më shumë gra të hyjnë në tregun e punës, do të ndërtojmë çerdhe, por gjithashtu aty ku nuk do të ketë çerdhe, ndonjë lagje ose fshatë, nëse të dy prindërit punojnë, gjyshes e gjyshit jua japim nga 100 euro shtesë mbi pensionin e tyre bazik, që kujdesen për fëmijët e fëmijëve, nipërit e mbesat”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...