Në një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.
Bëhet fjalë për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it.
Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme. Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes shkretëtirës saudite dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Australisë, ku autostrada Eyre ka një segment të drejtë prej 146 kilometrash, shkruan A2 CNN.
Highway 10 u ndërtua fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd dhe sot konsiderohet një prej traseve më të pazakonta dhe monotone për drejtuesit e automjeteve. Udhëtimi në këtë pjesë të autostradës zgjat rreth dy orë pa e lëvizur timonin.
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030