Një rrjedhje uji në departamentin egjiptian të Muzeut të Luvrit në Paris dëmtoi qindra vepra të rëndësishme, vetëm disa javë pasi vjedhjes së bizhuterive, që ngriti shqetësime mbi sigurinë e muzeut.
Sipas zëvendësadministratorit të Luvrit, Francis Steinbock, mes 300 dhe 400 objekteve u prekën nga rrjedhja e ujit e zbuluar më 26 nëntor. Veprat e dëmtuara përfshijnë “revista egjiptologjike” dhe dokumentacione shkencore të përdorura nga studiuesit, të datuara nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Ai theksoi se, megjithëse veprat janë shumë të dobishme për studime, ato nuk janë të njëjta me objektet unike të trashëgimisë.
Steinbock shtoi se nuk ka humbje të pariparueshme. Veprat do të thahen, do të dërgohen për restaurim dhe më pas do të rikthehen në koleksionet e muzeut.
Rrjedhja u shkaktua nga hapja aksidentale e një valvule në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit, që çoi në depërtimin e ujit në tavanin e krahut Mollien, ku ruheshin librat. Administratori i muzeut nënvizoi se sistemi i vjetër ishte i planifikuar të zëvendësohej në shtator të vitit 2026.
Përveç menaxhimit të dëmeve, Luvri ka njoftuar rritjen e çmimit të biletave për vizitorët jo-BE, duke e çuar hyrjen në 32 euro, me qëllim rritjen e të ardhurave vjetore deri në 23 milionë dollarë për përmirësime strukturore. Muzeu priti 8.7 milionë vizitorë gjatë vitit 2024, nga të cilët 69% ishin nga jashtë Francës./rtsh.al/
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan