Pediatrit paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i telefonave të mençur dhe i kompjuterëve te fëmijët pengon zhvillimin e muskujve të gishtave dhe të motorikes.
Zhvillimi i teknologjisë bart me vete gjëra edhe të mira, edhe të këqija. Një nga të metat e digjitalizimit është ajo që fëmijët gjithnjë e më vështirë përdorin lapsin.
Pediatrit paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i telefonave të mençur dhe i kompjuterëve te fëmijët pengon zhvillimin e muskujve të gishtave dhe të motorikes dhe vogëlushët nuk dinë dhe nuk mund ta mbajnë lapsin në dorë, transmeton Telegrafi.
Kur fëmijët fillojnë shkollën përballen me problemin e madh. Nuk mund ta përdorin veglën themelore për mësim…
“Fëmijët nuk kanë forcë dhe shkathtësi sikur para dhjetë vjetësh. Nuk i kanë të zhvilluara shkathtësitë themelore, të cilat u janë të nevojshme për punë dhe mësim”, thotë kryepediatrja Sally Payne nga Shoqata Heart of England NHS Trust.
Siç thotë ajo, për përdorimin e lapsit është me rëndësi kontrolli i fuqishëm i muskujve të gishtave dhe fëmijët duhet patjetër ta zhvillojnë këtë shkathtësi.

Për shkak të kësaj mënyre të edukimit gjithnjë e më shumë fëmijë kur fillojnë shkollën patjetër duhet të shkojnë në terapi punuese në mënyrë që të zhvillojnë forcën e muskujve të gishtave dhe të mësojnë të mbajnë lapsin dhe të shkruajnë. /Telegrafi/
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi