Rreth 28 vjet më parë, Carmen Jiménez, nga Madridi, Spanja, u bë krejtësisht e verbër për shkak të një dëmtimi të rëndë të syve.
Të paktën kështu u tha të gjithëve, përfshirë edhe familjen e saj, sepse ishte e lodhur nga përshëndetjet me njerëz që nuk donte t’ju fliste.
Gruaja, sot 57-vjeçe, u zbulua se ajo gjithmonë kishte qenë në gjendje për të parë në mënyrë të përkryer, një zbulim që familjen e saj e tronditi edhe pse gjithmonë kishin dyshuar që diçka nuk shkonte me gjendjen e saj.
Bashkëshorti i saj ka tentuar shpeshherë t’i bëjë teste për ta vërtetuar nëse ka bërë përmirësime me shikimin, por ajo nuk ka pranuar asnjëherë.
Isha e lodhur nga takimi më njerëz në rrugë dhe ndalimi për t’i përshëndetur, kurrë nuk kam qenë ndonjë person shumë social dhe duke pretenduar të jem e verbër kam qenë në gjendje të shmang shumë përgjegjësi sociale”, tha Carmen për “Hay Noticia”.
Përveçse duhet të jepte shpjegime të shumta për familjen dhe rrethin shoqëror për gënjeshtrën e saj, tani Carmen duhet të përballet edhe me ligjin sepse regjistrimi i saj si i verbër i mundësonte marrjen e një ndihmw financiare.
Unë me të vërtetë do të befasohesha nëse ky arsyetim i Carmen është i vërtetë, por nëse është, atëherë kjo është gjëja më e çmendur që kam dëgjuar.
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...