Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit, ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lansimi i këtij aplikacioni bëhet në kuadër të angazhimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme për digjitalizimin e shërbimeve, duke ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë.
Njëkohësisht, duke ofruar këtë platformë, ne do t’u krijojmë lehtësira të huajve që hyjnë në Republikën e Kosovës.
“Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor.”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që, në kuadër të obligimeve që ka, të krijojë sa më shumë lehtësira në shërbime, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të vizitojnë fizikisht institucionet, por obligimet e tyre ti kryejnë online përmes telefonit.”, thuhet tutje.
Në vijim keni linkun/barcodin: iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987, Android:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration dhe Web:
https://foreignerregistration.kosovopolice.com:8444/.
/Arbresh.info
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...