Jo, nuk është Photoshop. Fotografia e mësipërme është marrë nga ishulli i Krishtlindjeve, i vendosur në Oqeanin Indian, i cili çdo vit merr ngjyrë të kuqe.
Por kjo nuk është për shkak të rërës. Janë miliona gaforre me ngjyrë të kuqe të ndritshme që e mbulojnë tokën e këtij ishulli. Ishulli i Krishtlindjeve i ka të gjitha karakteristikat e një vendi tropikal – zogj ekzotikë, oqean me ngjyrë të kaltër, plazhe të virgjëra dhe florë të pasur.
Pothuajse dy të tretat e territorit të këtij ishulli janë shndërruar në Park Kombëtar. Por Ishulli i Krishtlindjeve është shtëpia e përafërsisht 50 milionë gaforreve, të cilat e bëjnë rrugën e zakonshme nga pylli në breg. Sezoni i lagësht është zakonisht në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit që është edhe koha kur gaforret nisen drejt bregut të detit në një ritual të sinkronizuar të mbarësimit.
Kjo zgjatë për 18 ditë rresht derisa në këtë periudhë ato edhe i çelin vezët e tyre. Nuk janë vetëm gaforret “banorë” të këtij ishulli pasi aty jetojnë mbi 2 mijë njerëz. Juve mund t’ju duket e rrezikshme dukuria e gaforreve të kuqe por banorët e këtij vendi e pëlqejnë shumë këtë gjë. Ata madje çdo vit bëjnë gjithçka që munden që t’i mbrojnë gaforret.
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...