Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”.
Byreku 650 kilogramësh i cili u vendos në një tepsi në gjerësi prej 6 metrash, u lëshua me vinç në Qendrën e Lirisë, ku u organizua aktiviteti.
Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh, transmeton AA.
Me këtë rast, organizatori i aktivitetit Omer Isoviq në një fjalim të mbajtur tha se qëllimi i kësaj përpjekjeje për të thyer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën tradicionale të BeH-së.
“Një pjesë të byrekut do t’u dërgojmë zjarrfikësve, policëve dhe shërbyesve spitalorë të cilët punojnë 24 orë për ne”, tha ai.
Isoviq tha se shpresojnë që brenda tre muajve të marrin përgjigje nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness lidhur me rezultatin e kësaj përpjekjeje për thyerjen e rekordit.
Protesta studentore në Serbi/ Vuçiq: Është e mundur të jap d...
Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e...
Shpresë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran, bien ndjeshëm ...
Haxhiu pas tubimit të VV-së në Prishtinë: Sot në tubim na mu...
Eurostat: Shqipëria e dyta në Evropë për ryshfet, Kosova me ...
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...