Tre javë para se të mbushte 113 vjeç, ndërroi jetë njeriu më i vjetër në botë, spanjolli, Saturnino de la Fuente Garcia.
Fuente Garcia ka vdekur në moshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftoi të mërkurën Rekordet Botërore Guinness.
Njeriu më i vjetër në botë vdiq në mioshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftojnë zyrtarët e “Rekordeve Notërore Guinness.”
Spanjolli u emërua si njeriu më i vjetër në botë në moshën 112 vjeç e 211 ditë, sipas organizatës me qendër në Londër. Ai do të festonte 113-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm.
Për shkak të shtatit të tij të shkurtër (1,50 m i gjatë), spanjolli, i lindur në Puente Castro më 11 shkurt të 1909, nuk u ftua të regjistrohej dhe të luftonte në vitin 1936, gjatë luftës civile spanjolle.
Gjatë gjithë jetës ai u angazhua në biznesin e tij, fabrikë këpucësh.
Garcia kishte shtatë fëmijë, 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër.
Rekordi i njeriut më jetëgjatë në botë mbahet nga francezja Jean Kalman, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë deri në vdekjen e saj në vitin 1997, sipas faqes së rekordeve botërore Guinness.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...