Rusia madje ka kërcënuar SHBA-të, duke thënë, “tregoji botës për alienët ose do t’i tregojmë ne”.
Shefi i parë i shkencëtarëve të NASA, Ellen Stofan pranoi hapur se jeta aliene është e pashmangshme dhe të martën e kaluar, Dr. John Grunsfeld nga NASA njoftoi se agjencia ishte “në prag” të zbulimit të jetës në planete të tjera.
Stofan dhe Grunsfeld fshehin faktin se NASA ka qenë duke i gënjyer njerëzit rreth jetës jashtëtokësore tashmë të njohur për dekada, dhe se jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën për shekuj me radhë.
Grunsfeld tha për House Committee:
“A jemi të vetëm? Shumë njerëz në Tokë dëshirojnë ta dinë këtë… Ne jemi gati për t’iu përgjigjur pytjeve mbi këtë temë.”
Dhe komentet e fundit të Stofan ishin edhe më të guximshme:
“Mendoj se do të kemi ndikacione të qarta sa i përket jetës përtej Tokës brenda një dekade… Mendoj se ne do të kemi prova të mjaftueshme brenda 20 viteve. Ne jemi në prag të zbulimit të gjërave që njerëzit kanë qenë kureshtar t’i dinë për mijëra vjet. Ne më në fund do ta kuptojmë nëse ka jetë tjetër diku në Univers.”
Deklaratat vijnë pasi që agjencia zbuloi ujë në hënat e Saturnit dhe Jupiterit. Neve gjithashtu na është thënë nga NASA kohët e fundit se misioni i tyre Kepler gjeti një tjetër Tokë në një ‘zonë të banueshme’ të Universit.
NASA e përshkruan këtë zonë si “të banueshme” për shkak të planeteve që janë zbuluar aty dhe që thuhet se përmbajnë ujë.
Rusia gjithashtu ka kërcënuar SHBA-të, duke thënë, “tregoji botës rreth alienëve ose do t’i tregojmë ne”.
Deklaratat e fundit të NASA-s, të shoqëruara nga kërcënimet e Rusisë, duket se kanë një të vërtetë mbrapa, që në fund kjo agjenci duhet ta tregojë.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...