Trekëndëshi i Bermudës është një zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, në mes të Floridas, Porto Rikos dhe Bermudës. Ky rajon është i njohur për dukuritë misterioze, madje në këtë vend janë zhdukur në rrethana të pasqaruara me qindra aeroplanë dhe anije.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kolorados ka bërë një zbulim. Shkencëtarët kanë analizuar imazhet satelitore të motit të kësaj zone famëkeqe dhe kanë vënë re një seri me re të pazakonta gjashtëkëndore. Meteorologët i teorizojnë këto re si “bomba ajrore”.
Besohet se këto re janë shkaku i shpërthimeve vdekjeprurëse të erërave të forta, të cilat i tejkalojnë 170 milje në orë. Erërat e forta mund të çojnë valët e oqeanit Atlantik në më shumë se 45 këmbë lartësi.
Asnjë anije apo avion nuk është në gjendje t’ju mbijetojë stuhive të tilla. Retë zakonisht nuk formojnë skaje të drejtë, por duke parë nga imazhet e satelitëve, Trekëndëshi i Bermudës përjashtohet nga ky rregull. Shpallja e kësaj teorie ka motivuar për kërkime të mëtejshme dhe shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë të kuptojnë arsyen se pse ndodhin anomali të tilla./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...